Rafuna: Veçimi i katolikëve si cak i UÇK-së është tentim i Speciales për çekuilibrim të harmonisë fetare
Aktori kosovar ka komentuar aktakuzën e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

ShowBiz
Gjykata Speciale këto ditë ka konfirmuar aktakuzat për Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin, shkruan lajmi.net.
Pas arritjes së tyre në Hagë, u bë publik edhe dokumenti me aktakuzën, ku tregohet se për çfarë po akuzohen ata.
Një pikë që nxiti shumë debate ishte ajo ku thuhej Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte për synim vrasjen e katolikëve.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Naser Rafuna, i cili thotë se populli shqiptart me shekuj ka jetuar në harmoni fetare mes katolikëve e myslimanëve, andaj ky është vetëm një tentim i Speciales për ç’ekuilibrim të harmonisë fetare.
“Nuk i hajmë na populli këto “fore të lodhëta” me i theksu katolikët si cak i “UÇK”-së.Ne edhe poqese nuk kemi pasur shtet të njohur nga vendet e botës, populli shqiptar me shekuj ka jetu në mes vehti në harmoni si një: Myslimanë e Katolikë,me qëllimin e vetëm,formimin e Shqiptarisë ( me ambicjen që ta kemi atë shtet edhe të fortë bile). Pallavra të tilla,për me i veçu Katolikë si cak i UÇK-së janë tentim nga kjo Gjykatë Speciale për ç’ekuilibrim të harmonisë fetare që s’mund të ia arrisin ( skanë mujtë shteti i Sërbisë e jo këta) edhe gjithashtu , njëllosjen e nderit të UÇK-së me përgjithësim të ndërrimit-devijimit të motivit të luftës së saj të shenjtë. Gjykata Speciale në rast të tillë,poqese ka mision tjetër, nga ç’na kanë promovu edhe tanët, atëherë qenka vërtetë Gjykatë Speciale”, shkruan Rafuna. /Lajmi.net/