Labi porosit gastronomët: Kur protestoni në shesh më bëni zë, me kusia e tenxhere nuk rrehi defa unë
Labi ka një mesazh për gastronomët, të cilët kanë paralajmëruar protestë.

ShowBiz
Pas vendimit të fundit për mbyllje të Prishtinës dhe disa komunave tjera gjatë fundjavës, kanë reaguar gastronomët, shkruan lajmi.net.
Ata kanë paralajmëruar njjë protestë simbolike nesër nga ora 12:00 deri në orën 13:00, të dalin para lokaleve të tyre e të protestojnë me tenxhere e lugë.
Pas këtij njoftimi, reagoi Labinot Tahiri, i cili duke ironizuar u dërgoi mesazh gastronomëve, duke u thënë se në rast se binden për të protestuar në shesh le ta thërrasin, ngase me tenxhere nuk proteston.
“Protesta e Gastronomëve! Kur të bani protesta para Sheshit në Prishtinë me bani za, se me Kusia e Tenxhere nuk rrehi defa unë! Shyqyr që po ju del gjumi apet nuk është vonë, edhe pse kur ju thirke Xhaxhi Lab, ju pishi kafe! prap po vijnë ditet e mia. Neser po dal po pi kafe te ndonje kafiteri, veq mos i sjellni shumë tenxhereve se vesht me dhamin ngapak. Zoti ju bekoftë!”, ka shkruar Labi. /Lajmi.net/