“Ups, e thashë”, kë po e ‘thumbon’ Enca me këto fjalë?
Enca Haxhia ka hedhur 'kunja' me postimin e fundit, por nuk sqaroi me kë e ka.

ShowBiz
Enca Haxhia vazhdon të marrë vëmendje ne fansave me veprimet që i bën në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.
Së fundi, këngëtarja me anë të një postimi, ka diçka për të thënë lidhur me ata që e ndjekin, por nuk ia pëlqejnë fotot.
“Njerëzit që të ndjekin por s’të bëjnë kurrë like, ta shpifin! Ups, e thashë!”, janë fjalët e Encës, duke mos treguar se kujt ia dedikoi ato fjalë.
Ndryshe, Enca po shijon sukesin e duetit me Don Xhonin, ndërsa fansat presin projekte të reja nga ajo. /Lajmi.net/