Labi: Burra, gjithmonë të jeni krenarë për atë se si e çliruat një popull të shkelur historikisht
Labinot Tahiri ka një mesazh pas konfirmimit të aktakuzave për Krasniqin, Selimin, Veselin e Thaçin.

ShowBiz
Pas zhvillimeve të fundit në vend, nuk mungoi reagimi i këngëtarit dhe ish-deputetit, Labinot Tahiri, shkruan lajmi.net.
Ai me anë të një statusi të gjatë, thotë se sot nuk duhet të paragjykojmë se kush është fajtori apo tradhtari.
Këngëtari thotë se me këtë, Serbia është dy herë heroinë në sytë e serbëve dhe ndërkombëtarëve.
Ndërsa, ish-krerëve të UÇK-së që udhëtuan për në Hagë, iu thotë se duhet të ndjehen krenarë që e çliruan një popull të shkelur historikisht.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:
“KJO QUHET PADREJTESI NË KOHË KUR NE MENDOJMË SE KEMI LIRI!!
Sot, nuk duhet të paragjykojmë dhe nuk duhet tê kukatim se kush është fajtori apo kush është tradhëtar e patriot!
Sot, pa politikë.
SERBIA DY HERË HEROINË NË SYTË E SERBEVE DHE TË NDERKOMBETARËVE!
Njêherë kur ajo ua morri lirinë shqiptarëve dhe këtyre burrave që i shohim në foto!
Dhe në të dyten herë kur pasiqe KOSOVA QUHET REPUBLIKË, ajo ndjehet heroinë duke u gëzuar sot për arrestimet, ku Millosheviqi nuk pati mundesi ta bëje , dhe tani po e bën gjykata speciale dhe Eulexi përmes dosjeve të Serbisë , e cila dhe sot fsheh krimet e saj në Ballkan dhe në Kosovë!
Vllezer e motra, ne kemi lindur në kohën e padrejtesisë, kemi kaluar nëpër padrejtesi, po e shohim dhe po e perjetojmë padrejtesinë karshi kriminelave serb të luftës se fundit dhe HERONJËVE TANË QË LUFTUAN PËR LIRI!
Kaq di të shprehem, aq sa mëndjen shpirti e zemra!
Burra, gjithmonë të jeni krenarë për ate se si e çliruat një popull të shkelur historikisht!
RROFTË PËRJETËSISHT UÇK-ja.
Labinot Tahiri , Kosovë e Shqipërisë”. /Lajmi.net/