Istrefi duartroket Veselin lidhur me deklaratën pas konfirmimit të aktakuzës
Istrefi thotë se Veseli është shembull se si duhet të sillet çdo politikan që ndjen përgjegjësi ndaj shtetit.

ShowBiz
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mëngjesin e sotëm ka njoftuar se i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale, shkruan lajmi.net.
Ai u dorëzuar në EULEX, ndërsa para pak minutash është nisur për në Hagë bashkë me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimin.
Në njoftimin që dha për konfirmimin e aktakuzës, Veseli shkroi edhe një deklaratë të gjatë, për të cilën pranoi komente të shumta për mënyrën e formulimit.
Aktori kosovar, Shkumbin Istrefi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se në këtë mënyrë duhet të sillet një politikan që ka përgjegjësi ndaj shtetit, për të cilin ka luftuar.
“Deklarata e kryetarit te PDK-se, z. Kadri Veseli pas njoftimit te konfirmimit te aktakuzes nga GJK per te, eshte menyra e duhur se si duhet te sillet nje politikan i cili ndien pergjegjesi ndaj shtetit per te cilin ka luftuar”, shkruan ai. /Lajmi.net/