Elita bëhet nostalgjike për verën, ndan një foto atraktive nga bregdeti
Elita solli një imazh të realizuar në muajt e parë të shtatzënisë.

ShowBiz
Elita Rudi është në muajt e fundit të shtatzënisë, teksa pret të bëhet nënë për herë të dytë, shkruan lajmi.net.
Moderatorja, kohë pas kohe publikon imazhe me barkun e rrumbullakosur, ndërsa shihet se nuri i shtatzënisë e ka zbukuruar akoma më shumë atë.
Së fundi, Elita është kthyer prapa në kohë dhe u bë nostalgjike duke publikuar fotografi të shkrepur gjatë pushimeve.
Ajo dukej joshëse e veshur me një palë bikini të bardha, ndërsa shihet se aty ishte në muajt e parë të shtatzënisë.
“Menojsha qe mu ka fry shume barku ? #vera2020“, ka shkruar me shaka Elita.
Kujtojmë se Elita Rudi është e martuar me reperin Gjiko, ndërsa bashkë kanë një djalë, Zërin. /Lajmi.net/