EULEX bastis edhe shtëpinë e Jakup Krasniqit në Negroc

Po bëhen gati tetë orë prej kur forcat e EULEX-it kanë filluar bastisjen në shtëpinë e ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Jakup Krasniqi në lagjen Velania në Prishtinë.

Lajme

04/11/2020 14:10

Ndërkohë që bastisjet kanë filluar edhe në shtëpinë e Krasniqit në Negroc. Avokati i ish-kryeparlamentarit, Valon Hasani gjatë ditës ka njoftuar se është konfirmuar aktakuza e Speciales ndaj Krasniqit dhe gjatë ditës pritet transferimi i tij në Hagë. /kp