E mbështeti Trumpin, Bella Hadid e quan reperin e njohur ‘të papërgjegjshëm’ dhe ‘humbës’
Bella Hadid i ka reaguar ashpër reperit të njohur.

ShowBiz
Bella Hadid e quajti Lil Pump ‘të papërgjegjshme’ dhe një ‘humbës’ për mbështetjen e Trump, shkruan Elle, transmeton lajmi.net.
Bella Hadid nuk është e impresionuar me Lil Pump tani. Modelja përmes Instagramit ndau shqetësimin e saj pasi reperi e mbështeti publikisht presidentin Donald Trump në zgjedhjet e 2020-ës dhe u shfaq në një nga tubimet e tij.
Duke shpërndarë një fotografi të Lil Pump duke pozuar në fushatën e Trump, Hadid shkroi, “Kjo është kaq e papërgjegjshme. Ky fëmijë është një humbës”.
Mesazhi i Hadid vjen pasi Lil Pump u prezantua gabimisht si “Little Pimp” nga Trump në një tubim.
Trump tha në skenë, “Unë e dua tingullin tënd. Unë e dua muzikën tënde. Dhe duke folur për tinguj, muzikë dhe gjëra të tjera – një nga super yjet e mëdhenj të botës – Little Pimp”.
Zëri tepër i zëshëm gjatë këtij sezoni zgjedhor, Hadid ka treguar vazhdimisht mbështetjen e saj për Joe Biden. /Lajmi.net/