Policia jep detaje lidhur me përleshjen në mes zyrtarëve të saj dhe disa qytetarëve ku pati edhe të shtëna

Mesditën e djeshme në Fushë Kosovë, ka ndodhur një përleshje fizike mes zyrtarëve policorë dhe qytetarëve për shkak të një gjobe të shqiptuar ndaj një pronari të një qebaptoreje. Ndërkohë që policia ka shkrepur edhe armën e zjarrit.

Lajme

04/11/2020 10:48

Policia e Kosovës ka zbuluar pak detaje lidhur më këtë rast.

Video ekskluzive nga rrahja mes policisë dhe qytetarëve në Fushë Kosovë

“Rr. Pejës, Fushë Kosovë 03.11.2020-14:45. Është raportuar se dy zyrtarët policor derisa  ka qenë duke shqiptuar një tiketë kundërvajtje, janë sulmua fizikisht nga  shtatë të dyshuar meshkuj Kos. Raportohet se njëri nga zyrtarët ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarve. Si pasoj  lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarët dhe tre të dyshuar. Të gjithë të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin ditorë për 24 orët e fundit të policisë së Kosovës.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit pesë prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullte. Rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/

Emergjenca jep detaje për gjendjen e të lënduarve nga rrahja në Fushë Kosovë