Dy gola të shpejtë në përballjen Real Madrid – Inter

Janë shënuar dy gola të tjerë në ndeshjen mes Real Madridit dhe Interit.

Sport

03/11/2020 21:40

Ishte kapiteni Sergio Ramos që tetë minuta pas golit të Benzemas, shënoi me kokë për të dyfishuar rezultatin, shkruan lajmi.net.

Pas harkimit të bukur nga mesfushori Toni Kroos, spanjolli u gjend në vendin e duhur dhe dërgoi topin në portën e Handanovicit.

Mirëpo, “Neurazurët” pas vetëm dy minutave arritën të rikthehen në lojë përmes Lautaro Martinezit.

Argjentinasi përfitoi nga një super asistim i Barellas dhe ngushtoi epërsinë.

Për më shumë shihni të dy golat./Lajmi.net/