Kaltrina Selimi dhe Alban Mehmeti vijnë me potpuri për fundvit
Kaltrina dhe Albani publikuan potpurinë e re.

ShowBiz
Dy artistët e njohur, Alban Mehmeti dhe Kaltrina Selimi tash e sa herë bashkëpunojnë për projekte muzikore, shkruan lajmi.net.
Ata janë bërë bashkë për projektet e fundvitit dhe sapo kanë publikuar potpurinë e re, për orkestrimin e të cilës u kujdes Labinot Mezini.

Në videon e kësaj kënde, Kaltrina shfaqet tejet elegante e veshur me fustan të bardhë.
Kaltrina tash e një kohë nuk ka qenë shumë aktive me këngë të reja, ndërsa Albani ishte më aktiv në këtë drejtim. /Lajmi.net/