Noizy jep datën e lansimit të bashkëpunimit të ri

Pritjes për këngën e re të Noizyt po i vjen fundi.

ShowBiz

03/11/2020 16:19

Noizy ka kohë që ka paralajmëruar një bashkëpunim me Swarmz, të cilin do ta sjell të shoqëruar edhe me videoklip, shkruan lajmi.net.

Reperi më në fund ka dhënë datën e kësaj kënge, ai bëri të ditur se kënga do të publikohet të enjten (5 nëntor).

Për këtë projekt, ai ka bashkëpunuar me DJ Predz, S1MBA dhe Swarmz, ndërsa premton që do të jetë hit edhe në Angli.

 

View this post on Instagram

 

Të enjten.. NAUGHTY NAUGHTY ? mos kemi llafe.. A do ta çmendim Anglin nga ktu a jo? Serisht ?

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on

“Të enjten.. NAUGHTY NAUGHTY ? mos kemi llafe.. A do ta çmendim Anglin nga ktu a jo? Serisht ?”, shkroi Noizy.

Ndryshe, “Bando Diaries” është projekti i fundit nga Noizy në bashkëpunim me Dutchavelli, OneFour, Kekra dhe Divine. /Lajmi.net/

YouTube player