Khloe Kardashian hedh poshtë zërat për shtatzëni të dytë
Khloe mbylli thashethemet për shtatzëni, pas paraqitjes me kostumin e "Halloween".

ShowBiz
Khloe Kardashian ndau një pamje të shkurtër të pasmjes së “Halloween” bashkë me partnerin Tristan Thompson dhe vajzën e tyre True, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Një fanse shkroi “Ende jam i bindur se Khloe Kardahian do të na tregojë brenda dy muajsh se është shtatzënë”.
Por, ylli 36-vjeçar i KUWTK me profesionalizëm e hodhi thashethemin duke e drejtuar fanses që të hidhte një vështrim në stomakun e saj të sheshtë.
“Epo muskujt e mi thonë ndryshe vogëlushe,” u përgjigj Khloe, e cila fitoi një ton mbështetje virtuale nga tifozët, familja dhe miqtë, njësoj.
Fotot e ndara me 122 milionë ndjekësit e Kardashian treguan se ajo ishte veshur sikurse mbretëresha e Egjiptit, Kleopatra.
Në kostumin e “Halloween”, Khloe tregoi barkun e sheshtë, ndërsa dukej për mrekulli dhe u komplimentua edhe nga motra e nënat. /Lajmi.net/