Çfarë po ndodh me Lautaron? Ai nuk është më i njëjti lojtar

Pritjet që Lautaro Martinez të jetë një figurë kryesore në Inter këtë sezon nuk po bëhen të vërteta.

Sport

02/11/2020 16:40

“Gazeta dello Sport” në edicionin e sotëm i kushtoi vëmendje të veçantë argjentinasit dhe arriti në përfundimin se “ai nuk e kaloi provimin”, transmeton lajmi.net.

Këtë fundjavë, “Nerazzurri” ishin pa Romelu Lukakun në ndeshjen kundër Parma dhe sulmi kishte pikë reference Lautaron, por ai tregoi se në këtë moment nuk mund të jetë udhëheqësi i ekipit.

Lautaro nuk ka shënuar që nga 4 tetori, që është 418 minuta pa gol ose më shumë se katër ndeshje.

“Pas pushimit për shkak të Covid në pranverë, Lautaro nuk është më i njëjti lojtar”, përfundoi gazeta.

Lautaro ishte i lidhur me një transferim te Barcelona verën e kaluar, me Interin që kërkonte një klauzolë blerjeje prej 111 milionë euro. /Lajmi.net/