Pamje të rënda/ Grabitësi i varreve refuzon të kërkoi falje për vjedhjen e 29 kufomave
Pamje të rënda/ Të gjitha kufomat janë të vajzave dhe ai ka qenë duke jetuar me to për një kohë që nuk dihet se sa ka zgjatur.
Bota
Një historian që ka vjedhur varret e 29 fëmijëve, ka jetuar me kufomat e tyre, duke ju vënë buzëkuq dhe makijazh atyre, tani refuzon të iu kërkoi falje familjeve, shkruan “DailyStar”, transmeton lajmi.net.
Anatoly Moskvin, 59 vjeç ka mbajtur kufomat në apartamentin e tij në Rusi ku ai jetonte me nënën e vetë.
Ai ka vendosur buzëkuq dhe makijazh në fytyrat e të ndjerave dhe kuti muzikore me pykë në gjoksin e tyre.

Duke u paraqitur në një seancë dëgjimore, Moskvin refuzoi të kërkonte falje për marrjen e trupave të fëmijëve dhe tha se të drejtat e prindërve mbi ta “përfunduan” kur varrosën vajzat e tyre.
Moskvin, i cili shpresonte të lirohej nga një spital psikiatrik për t’u kujdesur për nënën e tij të moshuar, pretendoi që skizofrenia e tij ishte trajtuar, por refuzoi të tregonte pendim.
Ai tha: “Këto vajza janë vajza që nuk ka prindër. Unë nuk njoh asnjë prej tyre. Përveç kësaj, ata varrosën vajzat e tyre, dhe këtu besoj se të drejtat e tyre mbi ta përfunduan”, transmeton lajmi.net.

Moskvin u arrestua në vitin 2011 për krimin dhe pranoi 44 akuza për abuzim me varret e vajzave të moshës tre deri në 12 vjeç.
Ai më parë u tha prindërve të fëmijëve se ata kishin “braktisur vajzat e tyre në të ftohtë” dhe tha se ai “i kishte sjellë në shtëpi dhe i kishte ngrohur”.
Nëna e Moskvin, Elvira, 77 vjeçe, tha: “Ne i pamë këto kukulla por nuk dyshonim se kishte trupa të pajetë brenda. Ne menduam se ishte hobi i tij për të bërë kukulla kaq të mëdha dhe nuk pamë asgjë të keqe me të.”

Elvira pretendoi se gjykata ishte e njëanshme ndaj djalit të saj i cili “nuk ishte në gjendje të ishte në shoqëri, të punonte ose të martohej”.
Një gjykatës javën e kaluar rinovoi paraburgimin e Moskvin në një spital psikiatrik për gjashtë muaj të tjerë. /Lajmi.net/