Inter ngrit zërin kundër gjyqtarëve: Ne jemi dëmtuar!

Drejtori ekzekutiv i Interit Giuseppe Marotta ka shprehur publikisht pakënaqësinë e tij me gjykimin dhe beson se ekipi i tij ishte dëmtuar në ndeshjen kundër Parma (2:2) të zhvilluar mbrëmë.

Sport

01/11/2020 18:26

Marotta u ankua tek gjyqtari sepse ai nuk përdori sistemin VAR kur Perisic u rrëzua në zonën e penalltisë.

Nerazzurët besojnë se duhet të kishte pasur një penallti në favor të tyre.

“Ishte një penallti e qartë për ne. Ose gjyqtari duhet të ketë qenë më i kujdesshëm ose të jetë konsultuar me VAR. Nëse e përdorni sistemin vetëm në situata të caktuara, krijohen situata të pakëndshme që ndikojnë në rezultat”, tha Marotta. /Lajmi.net/