Sean Connery, aktori i James Bond vdes në moshën 90 vjeçare
Sean Connery, ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare, thanë familjarët e tij.

ShowBiz
Aktori skocez ishte i njohur më së shumti për portretizimin e tij për James Bond, duke qenë i pari që solli rolin në ekranin e madh këtë rol dhe u shfaq në shtatë trillera spiunë, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.
Sean vdiq në Bahame, pai kishte qenë i sëmurë për ca kohë, tha djali i tij.
Karriera e tij e aktrimit zgjati me dekada dhe fitoi një “”Oscar” më 1988 për rolin e tij si një polic irlandez në “The Untouchables”.
Filmat e tjerë të Sir Sean përfshini “The Hunt for Red October”, “Indiana Jones and the Last Crusade” dhe “The Rock”.
Jason Connery tha se babai i tij kishte afër tij shumë nga familjarë në Bahame kur ai vdiq në mbrëmje.
Ai thotë se janë të trishtuar që humbën babanë, të cilin e donin të gjithë njerëzit në mbarë botën, si aktor.
Sir Sean u konsiderua kryesisht si aktori më i mirë që ka luajtur 007, ai u cilësua shpesh i tillë edhe në sondazhe. /Lajmi.net/