Rita Ora zbulon këshillën më të mirë që ka marrë ndonjëherë për biznes
Rita Ora tregoi se cila është këshilla më e mirë që mori për biznesin.

ShowBiz
Rita Ora është një këngëtare, aktore dhe businesswoman. Kohët e fundit, ylli britanik u bashkua me kompaninë e famshme ShoeDazzle për një koleksion të veçantë këpucësh, shkruan Forbes, transmeton lajmi.net.
Ajo dëshironte që fansat e saj të kenë besimin sapo të kenë dizajnet e saj. Bashkëpunimi përmban një sërë stilesh të guximshme duke përfshirë çizme të rozë mbi gju, çizme me shkëlqim, të bardha, të kuqe dhe shumë të tjera.
Edhe nëse zgjidhni vetëm një palë nga koleksioni, është e sigurt që do të transformoni dollapin tuaj këtë sezon dhe kjo është pikërisht ajo që Ora kishte në mendje.
Këpucët mund të bëjnë ose të thyejnë çdo vështrim dhe Ora e bëri misionin e saj të sigurojë që klientët të mund të mbështeten te ShoeDazzle për t’i çuar gjithmonë gjërat në nivelin tjetër.
Për më tepër, si rezultat i çmimeve të përballueshme, kjo e bën më të lehtë për blerësit të shkojnë përtej dhe më gjerë me eksperimentimin e stilit të tyre. Ajo njeh rëndësinë e bërjes së këpucëve të arritshme. Në vend që të paguajë shumë për markat e stilistëve, ajo ka provuar se mund të keni veshje të aprovuara për të famshëm pa shpenzuar të gjitha kursimet tuaja.
Partneriteti i Ritës nuk ndalet vetëm në ofrimin e një linje të jashtëzakonshme, me cilësi të lartë, ajo gjithashtu u bashkua me markën për të krijuar “Rita Ora dhe ShoeDazzle Women of the Future Fund”.
Në tetor, u bë një investim prej 100,000 dollarësh për të dhënë në grante për tre gra me fat në arte. Ora së bashku me ShoeDazzle dëshirojnë të sigurojnë mbështetje që u ndryshon jetën grave, të cilat zakonisht nuk përfaqësohen në industritë krijuese.
Në fund të fundit, këngëtarja do të vendosë fituesit. Pastaj, ajo do t’i shpallë ato më 16 dhjetor dhe grantet do të jepen zyrtarisht më janar 2021, transmeton lajmi.net.
Në intervistën për “Forbes”, Rita u pyet se cili është dizajni i saj i preferuar nga koleksioni.
“Është e vështirë, ka kaq shumë stile të shkëlqyeshme për të zgjedhur. Tani për tani, unë jam vërtet e fiksuar me çizmet High Road pasi kam veshur këtë stil shumë herë kohët e fundit. Thjesht i dua sepse ndihem e sigurt në to. Ata janë me një stil i shkëlqyeshëm që mund të kalojnë lehtësisht nga dita në natë dhe të bëjnë çdo veshje të duket madhore”, tha artistja.
Ndërsa, kur u pyet se cila është këshilla më e mirë që ka marrë për biznes gjatë karrierës, Rita deklaroi se ishte ajo që duhet gjithmonë t’i besojmë intuitës.
“Kam marrë shumë këshilla të mira gjatë viteve, por do të thosha se më e mira do të ishte t’i besoja intuitës. Kam kaluar shumë në karrierën time dhe ka pasur njerëz që nuk kanë llogaritur në mua, por përmes gjithë kësaj unë gjithmonë kam besuar në veten time dhe vizionin tim për karrierën time”, shtoi ajo.
“Pavarësisht nëse është bashkimi i një albumi, zhvillimi i koncepteve krijuese për turnetë e mia apo dizajnimi i këpucëve, unë gjithmonë shkoj në bazë të instikteve të mia. Shumë nga frymëzimet e mia vijnë nga gratë që kanë qenë në gjendje t’i bëjnë të gjitha si Madonna, Whitney dhe Aaliyah. Unë fuqimisht besoj se mund t’i bësh të gjitha dhe nuk ke pse të futesh në një kuti. Për shembull, unë jam më shumë sesa thjesht një muzikante, më pëlqen të jem në gjendje të ndjek pasionet e mia”, deklaron Rita.
Rita Ora tha se është gjithmonë e gatshme kur bëhet fjalë për partneritet “Nëse po vendos emrin tim, duhet të ndiej një lidhje, jo vetëm me produktin, por edhe me njerëzit me të cilët po punoj”.
Madje, kjo tha se ishte pikërisht ajo që e shtyu të bashkëpunonte me ShoeDazzle, teksa u shpreh se ndihej mirë në mes të atij ekipit.
Kurse, frymëzimi i saj më i madh në biznes mbetet motra e saj Elena.
“Ajo është një pjesë e ekipit tim të menaxhimit dhe një shefe. Ne punojmë vërtet mirë së bashku dhe shtyjmë përpara njëra-tjetrën të jemi versionet më të mira të vetes. Jam aq e impresionuar nga vullneti dhe vendosmëria e saj dhe ishte e mrekullueshme ta kem atë pranë vetes në këtë rrugëtim”, përfundon Rita. /Lajmi.net/