Numri i madh i rasteve me koronavirus nuk ua lë shenjë prishtinasve, mbushin sheshet dhe kafenetë

Sot në Kosovë janë regjistruar 418 raste ditore me koronavirus, por kjo nuk ka ndikuar tek qytetarët e kryeqytetit.

Lajme

30/10/2020 23:11

Ata gjatë natës së sotme kanë mbushur sheshet dhe kafenetë, shkruan lajmi.net.

Në fotografitë të cilat kanë arritur në adresën e lajmi.net shihen grumbuj të qytetarëve në shesh, gjithashtu edhe në kafenetë pranë sheshit.

“Numër i madh i qytetarëve në shesh, sidomos tek kafet e rakisë”, thotë ky lexues.

Në anën tjetër, sonte ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka inspektuar kafenetë e kryeqytetit për respektimin e masave anti-COVID.

Nesër gjithashtu pritet që të mblidhet Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemilogjike nga COVID-19. /Lajmi.net/