Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Turqi

Është rritur bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Detin Egje.

Bota

30/10/2020 17:18

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 202 janë plagosur pas një tërmeti të fuqishëm në Detin Egje që rrëzoi ndërtesat në qytetin turk të Izmir dhe krijoi valë detare në ishujt grekë, raporton The Guardian, transmeton lajmi.net.

Autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive të Turqisë tha se gjashtë persona kishin vdekur kur tërmeti, me madhësi rreth 7.0 shkallë, goditi në 14:51 pasdite me kohën lokale të premten.

Numri i të vdekurve pritet të rritet, me kryetarin e bashkisë së Izmirit që i tha kanalit televiziv CNN Turk se të paktën 20 ndërtesa ishin shembur në qytet, i cili është shtëpia e 4.5 milionë njerëzve.

Epiqendra ishte rreth 17 km larg provincës Izmir dhe tetë milje në veri-lindje të ishullit grek të Samos, në një thellësi relativisht të cekët prej rreth 10 milje. /Lajmi.net/