Labinot Kabashi i bashkohet Villarrealit C

Për Labinot Kabashin po nis një kapitull i ri.

Sport

30/10/2020 08:34

Mesfushori nga Kosova raportohet se karrierën do ta vazhdojë në Spanjë, te skuadra e Villareal.

Sipas raportimeve të fundit, Kabashi fillimisht do t’i bashkohet Villarrealit C, që garon në ligat e ulëta të Spanjës, përcjell lajmi.net.

Qëndrimi te kjo skuadër mund të zgjas përkohësisht, nëse Kabashi qëndron mirë me përgatitjet fizike, që do t’i mundësonin kalimin te Villarreal B.

20 vjeçari ka qenë për disa vite pjesë e grupmoshave të Barcelonës, teksa ka pasur edhe një klauzolë lirimi deri në 40 milionë euro.

Kabashi ka qenë i ftuar edhe te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar, por nuk ishte paraqitur./Lajmi.net/