Rekord i rasteve me COVID-19 në Itali, mbi 200 viktima brenda ditës
Italia regjistroi 24,991 raste të reja pozitive me Covid në 24 orët e fundit dhe 205 viktima.

Bota
Rastet e reja u indentifikuan nga kryerja e 198,952 tamponëve.
Krahasuar me dje, pranimet në kujdesin intensiv janë rritur me 125 pacientë, ata në pavijone të zakonshëm janë 1026 më shumë.
Rajoni me numrin më të lartë të infeksioneve është Lombardia (7,558 raste nga 41,260 tampone). /Lajmi.net/