Punëtorët mbështetës të QKUK-së paralajmërojnë protesta nëse nuk iu realizohen shtesat prej 300 euro

Kastriot Gjoshi nga Këshilli i Punëtorëve Mbështetës në QKUK ka paralajmëruar se në bashkëpunim me Sindikatën e Pavarur të sektorit privat dhe Këshillin Organizativ për realizimin e shtesës prej 300 euro për stafin mbështetës kanë folur rreth mundësisë së protestave.

Lajme

27/10/2020 19:23

Goshi thotë se nëse qeveria, ministria e Shëndetësisë dhe Menaxhmenti nuk i realizojnë shtesat atëherë nga e hëna do të ketë protesta, shkruan lajmi.net.

Ky është postimi i tij i plotë:

Në bashkëpunim me drejtuesit të Sindikatës së Pavarur të sektorit privat dhe Këshilli Organizati për realizimin e shtesës prej 300 euro të të gjithë stafit mbështetës të institicioneve shëndetësore të Republikës së Kosovës bëjmë këtë
NJOFTIM
për media
Nëse Qeveria, Ministria e Shëndetësidë dhe Menaxhmenti nuk realizojnë shtesat e premtuara për të gjitha kategoritë që janë përballur me Covid- 19 dhe nuk janë trajtuar barabartë me stafin shëndetësor ne jemi këmbëngulës në realizimin e së drejtës tonë.
Nëse edhe më tej vazhdohet me injorimin e kërkesës tonë të ligjshme ne paralajmërojmë se nga e hëna, më 2 nëntor 2020 do të vazhdojmë me protesta!. /Lajmi.net/