Caktohet gjyqtari për ndeshjen Juventus – Barcelona, është ai që referoi në ndeshjen Maqedoni – Kosovë

Është caktuar gjyqtari për ndeshjen Juventus – Barcelona.

Sport

26/10/2020 13:15

Liga e Kampionëve na sjell këtë javë një nga përballjet më interesante të këtij sezoni.

Juventus është skuadra nikoqire e Barcelonës, në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve, përcjell lajmi.net.

UEFA tashmë ka caktuar edhe gjyqtarin që do të ndajë drejtësinë në këtë takim.

Danny Makkelie, njeriu që ndau drejtësinë në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë do të jetë ai që ndanë drejtësinë në ndeshjen Juve – Barcelona.

Juventus dhe Barcelona përballen më 28 tetor, në ‘Allianz Stadium’. /Lajmi.net/