Hendikep për Bayernin, Davies dy muaj jashtë fushave
Ylli i ri i Bayern Munich, Alphonso Davies do të mbetet jashtë fushave për dy muaj për shkak të dëmtimit.
Sport
Kanadezi u dëmtua në minutën e tretë të ndeshjes kundër Eintracht, dhe sipas vlerësimeve të para, ai do të duhet të bëjë një pushim për dy muajt e ardhshëm, përcjell lajmi.net.
Bavarezët shpresojnë se ai do të jetë gati për gjashtë javë, por thuhet se për Davies ka përfunduar viti 2020.
Davis shkëlqeu sezonin e kaluar me fanellën e Bayern dhe është një nga pretendentët kryesorë për çmimin ‘Futbollisti i ri më i mirë’. /Lajmi.net/