Nxirret vetura që ra në Liqenin Akumulues

Në orët e hershme të mëngjesit, sot një veturë e tipit Golf VI ka rënë në ujin e Liqenit Akumulues në Mitrovicë.

Lajme

25/10/2020 11:06

Në videon që ka siguruar Jepi Zë, shihet se vetura, pas disa orëve përpjekje, është nxjerrë nga liqeni.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë zjarrfikësit, e atyre u asistuan zhytësit e klubit “Trepça”.

Sipas informacioneve të lënduar nuk ka, ndërsa vetura ka qenë e mbushur tërësisht me ujë.