‘El Clasico’ mëson njeriun që do të ndajë drejtësinë
Është mësuar gjyqtari për ndeshjen më të madhe në botën e futbollit.
Sport
Këtë të shtunë, Barcelona pret Real Madridin në ‘Camp Nou’, për ndeshjen më të madhe në botën e futbollit.
Është mësuar se Martinez Munuera do të jetë gjyqtari që ndanë drejtësinë në këtë takim.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet me fillim nga ora 16:00.
Të dy skuadrat vijnë nga një formë jo e mirë në La Liga, kurse në Ligën e Kampionëve, Barcelona ka shënuar fitore të thellë, përkundër Realit që pësoi nga Shakhtar Donetsk.
Mbetet të shihet se kujt do t’i sjell më shumë fat Munuera. /Lajmi.net/