Bella Hadid zbulon dhuratën që ia bëri Dua Lipa për ditëlindje
Bella tregon se çfarë dhurate pranoi nga kunata.

ShowBiz
Bella Hadid është një prej modeleve më të njohura dhe njëherësh më të kërkuara në mbarë botën, shkruan lajmi.net.
Ajo para pak ditësh festoi ditëlindjen e 24-të, meqë rast nuk munguan urimet e dhuratat e shumta për të.
Modelja festoi në shoqëri të miqve të saj më të mirë, ndërsa përmes rrjeteve sociale tregoi dhuratat që mori për ditëlindje.
Në një prej fotografive, Bella shfaq një buqetë të madhe me lule, të cilën ia ka dërguar Dua Lipa.
Dua Lipa është në lidhje me vëllaun e Bella dhe Gigi Hadid, andaj ajo duket se ka raporte shumë të mira me to.
Artisten e kemi parë shumë herë teksa shëtitej bashkë me motrat Hadid, kurse edhe urimi që ia bëri Bellës tregon shumë për raportin e tyre. /Lajmi.net/