“Senduiqi i Abdullahit” – plas sherri mes kryeministrit dhe gastronomëve
Shumë brende të njohura të gastronomisë në Kosovë kanë filluar tallje masive me Avdullah Hotin, kryeministrin e Kosovës, pas deklaratave të tij dhe të vartësit të tij se çdo ditë e merr senduiqin me veti.
Lajme
KFC-ja, Burger King, ProVit, Miqt Pub, etj., tashmë kanë ndërmarrë fushatë me Avdullahun, gjë që siç duket ka zgjuar pakënaqësi te kabineti i kryeministrit Hoti.
“Avdullah, nuk hahet senduiq përditë”, thuhet më mesazhin e KFC-së.
“Hahët, Hahëëët”, thuhet në mesazhin e Burger King.
“O Avdullah, lej senduiqat e hamburgerat po pije naj protein shake”, ishte mesazhi i Provit.
Ndërsa, porosia e Miqt Pub është “Hani, hani veç mos boni Trosha”.
Nga burime të afërta me shoqatën e gastronomëve mësohet se disa nga pronarët e këtyre lokaleve janë kontaktuar nga ekipi i kryeministrit Hoti dhe u është bërë presion që ta ndërpresin fushatën. /Lajmi.net/