Patate të reja nga furra
Derisa bashkëshorti në kopsht është duke pjekur mish në skarë, ju kujdesuni për patatet.
Lifestyle
Nuk ka shumë punë… pak përgatitje, të tjerat i bën furra.
Përbërësit:
– 1 kg patate të reja;
– kripë (sipas nevojës);
– një lugë e madhe erëza;
– 3 lugë të mëdha miell misri;
– 1 lugë e vogël spec të kuq të bluar;
– pak vaj;
– letër për pjekje.
Përgatitja:
Patatet gërryeni me brushë, mos i qëroni. Pritni në copë të mëdha.
Përzieni erëzat me miellin. Qitni sipër patateve dhe shkundni që të përzihen.
Qitni pak vaj dhe sërish përzieni.
Patatet e përgatitura një pafille elektrike të cilën e keni mbështjellë me letër për pjekje.
Rrafshoni që të jenë në një radhë në mënyrë që të piqen më mirë.
Piqni në 200 gradë celsius rreth 1 orë derisa të piqen mirë dhe të kenë kore kërcëlluese.
Gjatë pjekjes rrotulloni një herë. Shërbeni me mish skare dhe sallatë të gjelbër. /Kuzhinashqiptare/