Plas te Juventusi: Dybala i pakënaqur me Pirlon, ankohet te drejtuesit e klubit

Duket se Paulo Dybala nuk ishte i lumtur të ulej në stol për 90 minuta kundër Crotone pasi Tuttosport raporton se argjentinasi u ankua te Fabio Paratici pas fishkëllimës së fundit.

Sport

18/10/2020 18:12

Argjentinasi kaloi tërë ndeshjen në stol ndaj Crotone dhe ende nuk ka bërë një paraqitje të vetme në Serie A këtë sezon.

La Joya humbi dy ndeshjet e fundit të Argjentinës për shkak të problemeve gastrointestinale dhe me sa duket, ai nuk ishte plotësisht i aftë për t’u përballur me Crotone, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht kësaj, Tuttosport raporton Dybala u ankua te drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratici në tunelin e dhomave të zhveshjes pas fishkëllimës së fundit të shtunën.

Argjentinasi nuk ishte i lumtur për zgjedhjet e Pirlo dhe ai u sigurua që trajneri i Zonjës së Vjetër e dinte atë, pretendon raporti.

“Dybala po kthehej pas problemeve gastrointestinale dhe ai ishte në stërvitje vetëm dje. Nuk ishte loja ideale që ai të kishte minuta”, i tha Pirlo Dazn pas ndeshjes. /Lajmi.net/