Noizy publikon fotografinë e ëmbël me nipin e tij

Rep artisti Noyzi ka ndarë një imazh me ndjekësit e tij ku shihet së bashku me nipin e tij Brygon.

Lajme

18/10/2020 23:54

Noyzi një ndër reperët më të dashur për publikun shqiptar u bë dajë për herë të dytë këtë vit, shkruan lajmi.net.

Herë pas here reperi publikon imazhe me Brygon, ndërsa edhe kjo e diele nuk ka qenë përjashtim, ai në llogarinë e tij në Instagram ndau me ndjekësit e tij disa fotografi ku mund të shihet duke mbajtur në prehër Brygon e vogël.

https://www.instagram.com/p/CGfHz9GJsLB/

Noyzi nuk harron ta bëj të ditur shpesh se familja është gjëja më e rëndësishme për të, ndërsa reperi ka edhe një vajzë të tijën e quajtur Leandra, e cila këtë vit ka mbushur 13 vjeç./Lajmi.net/