Pioli flet para derbit me Interin

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka thënë që ‘Della Madonnina’ kundër Inter do të jetë një provim i rëndësishëm dhe i vështirë për skuadrën e tij, duke konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic është gati për këtë ndeshje.

Sport

16/10/2020 14:42

Derbi i parë i qytetit të Milanos është gati, me Interin që të shtunën në cilësinë e vendasit pret në ‘San Siro’ ‘Rossonerët’.

“Milan ka identitetin e tij dhe mënyrën e vet të të luajturit, në punën tonë provimet nuk mbarojnë kurrë”, ka deklaruar Pioli, përcjell lajmi.net.

“Ky është një provim i rëndësishëm dhe i vështirë. Kisha shumë pak kohë në dispozicion, por e njëjta gjë vlen edhe për kundërshtarët tanë”.

“Udhëtimi ynë filloi një vit më parë dhe ne kemi hapësirë të bollshme për përmirësim, por ne i respektojmë kundërshtarët, të cilët shihen si fitues të mundshëm të kampionatit”.

“Ne hyjmë në fushë me bindje”.

“Ne duhet të përgatitemi për këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të luajmë më mirë se kundërshtarët tanë”.

“Unë shpresoja të arrij derbin me tri fitore në ligë dhe të kalojmë në Ligën e Evropës. Ne arritëm këtu duke bërë mirë, por edhe kundërshtarët tanë po ecin mirë. Nëse mposhtim Interin do të na jepte entuziazëm, por ne marrim një ndeshje në të njëjtën kohë”.

“Ne mendojmë për rritje dhe përmirësim”.

Pioli tutje ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic është i gatshëm për derbin kundër Interit.

Pas tri xhirove të para, Milan numëron 9 pikë, ndërsa Inter 7./Lajmi.net/