Juventus – Chiesa mund të debutojë, Dybala në dyshime ndaj Crotones

Federico Chiesea mund të bëjë debutimin për Juventusin të shtunën kundër Crotone, ndërsa Paulo Dybala thuhet se është në dyshim pë këtë ndeshje.

Sport

16/10/2020 14:31

Anësori i ri i Bianconerëve dje ka pasur ditën e parë në fanellën ‘Bardh e Zi’, pas kthimit nga detyrua ndërkombëtare me Italinë.

Sipas raporteve, ai mund të zë një vend në formacionin e Andrea Pirlos, duke u vendosur në sulm me Alvaro Morata dhe Dejan Kulusevski.

Andrea Pirlo ka pak mundësi për këtë ndeshje, me Cristiano Ronaldo që ka dalë pozitiv në COVID-19, ndërsa Paulo Dybala është në dyshim për sfidën ndaj Crotono.

Ndeshja mes Crotones dhe Juventusit luhet ditën e shtunë, me fillim nga ora 20:45./Lajmi.net/