A e zbuloi Lautaro klubin e ri me një lëvizje?

Kombëtarja argjentinase vizitoi Bolivinë të martën si pjesë e kualifikimeve të Kupës së Botës.

Sport

15/10/2020 17:50

Pas ndeshjes me Bolivinë, Messi përfundoi detyrat e tij të ekipit kombëtar dhe u kthye te Barcelona të mërkurën.

Mundo Deportivo, transmeton lajmi.net, ka zbuluar se Messi arriti në Barcelonë rreth orës 16:00 me një avion privat, i shoqëruar nga Lautaro Martinez , i cili më pas fluturoi për në Milano me një fluturim tjetër.

Dihet që Lautaro ishte dëshira kryesore e Barcelonës këtë verë, por në fund ai qëndroi në Inter. Sidoqoftë, spekulimet janë ende të forta, me gazetën që pretendon se Messi po e bind atë të vijë në ”Camp Nou”.

Agjenti i sulmuesit argjentinas nuk donte ta komentonte këtë lajm, duke shpjeguar se Lautaro është një lojtar i Interit dhe kjo do të ishte një mosrespekt për klubin italian. /Lajmi.net/