Tragjike: Treni godet për vdekje dy të rinj kosovarë në Gjermani – Njëri 13, tjetri 17 vjeç
Dy vëllezër nga Deçani, njëri 13 e tjetri 17 vjeç kanë humbur jetën tragjikisht në Gjermani.
Lajme
Siç raportohet në media, B.A dhe H.A, kanë humbur jetën pasi që janë goditur nga treni, shkruan lajmi.net.
Për rastin ka shkruajtur edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj. Kjo e fundit u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
Ajo tutje ka thënë se ambasada e Kosovës në Berlin dhe Konsullata në Bavari janë në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar kjo tragjedi.
Postimi i plotë i ministres së Jashtme:
Të nderuar Qytetarë,
Me rastin e vdekjes tragjike të personave B.A dhe H.A (13 dhe 17 vjeçar) në Gjermani, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për prindërit e familjarët, si dhe qytetarët e Deçanit dhe Kosovës.
Ambasada e Kosovës në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Bavari janë në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar kjo tragjedi e rëndë.
Jeta jashtë vendlindjes në këto rrethana din të jetë shumë e rëndë, dhe jemi duke bërë çdo gjë që familjes t’u gjindemi pranë në këto çaste të vështira. /Lajmi.net/