Marchisio: Juve-Napoli duhet të luhet në një tjetër orar

Claudio Marchisio mund të ketë befasuar me deklaratat e tij të fundit.

Sport

11/10/2020 18:30

Ish mesfushori i Juventus nuk besons e ‘Zonja e vjetër’ duhet t’i marrë tri pikët në tavolinë, pas ndodhive të vikendit të kaluar.

Napoli nuk udhëtonte në Torino pasi në skuadër u shfaqën dy raste pozitive me Covid-19. Juve zbriti në fushë me ndeshjen që nuk filloi asnjëherë.

Gjithsesi, Marchisio beson se ndesja Juve-Napoli duhet të zhvendoset në një orar tjetër.

“Për ndeshjen Juve-Napoli kishim nevojë për vendime më të rëndësishme dhe më serioze, para të dielës së kaluar. Sepse Napoli luante kundër Genoas, ku shpërtheu virusi”, ka thënë Marchisio, transmeton lajmi.net.

“Napoli rrezikuan infektimin jo vetëm për Juventus, por edhe për të tjerët që mund të shkonin te kombëtaret. Për fat, nuk kishte raste të tjera pozitive, por ndeshja duhet të shtyhet”, ka thënë tutje ish mesfushori.

Marchisio kaloi shumë vite me fanellën e Juves, por kjo nuk bën që ai të jap komente që i shkojnë në favor ‘Biankonerëve’. /Lajmi.net/