Kemal Ademi te Kosova? Flet presidenti Agim Ademi

Agim Ademi ka folur lidhur me raportimet e fundit lidhur me Kemal Ademin.

Sport

10/10/2020 21:25

Sulmuesi i Fenerbahce raportohet të ketë zgjedhur kombëtaren e Kosovës, dhe se ai ka kontaktuar me presidentin e FFK-së, Agim Ademi.

Ky i fundit, në një përgjigje të shkurtër për lajmi.net, ka treguar se si qëndron situata me lojtarin që dikur konfirmonte si dëshirë të tij Zvicrën.

“Kemi kontaktuar, por nuk kam asgjë konkrete”, ishte përgjigja e Ademit për lajmi.net.

“Do të ishte mirë ta pyesnit atë”, ishte kërkesa e presidentit të FFK.

Mbetet të shihet se si do të avancojë FFK në bisedimet me Kemal Ademin. /Lajmi.net/