Dua Lipa me urim të veçantë për kunatën, Bella Hadid
Dua zgjodhi fjalët më të bukura për Bellën.

ShowBiz
Modelja e mirënjohur, Bella Hadid, sot feston ditëlindjen dhe mbush 24 vjet jetë, shkruan lajmi.net.
Natyrisht, se në këtë ditë, nuk kanë munguar dhuratat për Bellën, kurse të panumërta ishin urimet drejtuar në adresë së saj.
Modelen e uroi edhe kunata, Dua, e cila zgjdohi fjalët më të bukura për të dhe njëherësh e quan atë motër.
“Urime ditëlindjen e ëmbla Bella!!! Ti je një fuqi (mos e harro asnjëherë këtë) e fortë, e bukur, e sjellshme dhe e kujdesshme! Nëse mundesh, do ta përqafoje çdo person që sheh rrethit! Shumë dashuri për të dhënë!!! Të dua motër, paç ditën më të mirë”, ka shkruar ajo.
Po ashtu, këngëtarja shqiptare ndau edhe një tjetër fotografi të shkrepur me rastin e ditëlindjes së Bellës vitin e kaluar.
Që prej ndarjes nga Isaac Carew, Dua Lipa është në lidhje me vëllain e modeles, Anwar Hadid. /Lajmi.net/