Ylli i “Destiny’s Child” po bëhet nënë për herë të dytë

Kelly Rowland zbuloi se është në pritje të ëmbël.

ShowBiz

08/10/2020 16:32

Kelly Rowland me anë të një fotosesioni të veçantë, bëri të ditur se po bëhet nënë sërish, shkruan lajmi.net.

Ajo dhe Tim Watherspoon janë prindër edhe të një djali, Titan Jewel, i cili është gjashtë vjeçar.

39-vjeçarja realizoi fotosesion të ri, në tëc ilin shfaq barkun e rrumbullakosur për numrin e ri të “Women’s Health”.

Ylli i “Destiny’s Child”, tha se fansat e saj mund të jenë të dëshpëruar, ngase kanë pritur projekte të reja nga ajo.

Fëmija e Rowland do të vije në jetë në fund të këtij viti, ndërsa kishte disa fjalë edhe për situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

“Ju duhet t’ua rikujtoni njerëzve se jeta është e rëndësishme. Dhe të pasurit një fëmijë… unë do të bëjë 40 në shkurt të vitit të ardhshëm”, tha ajo.

Kelly dhe Tim filluan lidhjenm më 2011, ata kurorëzuan dashurinë me martesë në maj të vitit 2014 në Kosta Rika. /Lajmi.net/