The Sun: Zhduket e dashura e Vladimir Putin, ish-atletja Alina Kabaeva

Mediat e huaja kanë shkruar për ish-atleten Alina Kabaeva.

ShowBiz

08/10/2020 13:24

Në Rusi janë shqetësuar për fatin e ish-atletes Alina Kabaeva, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Kjo pasi ish-atletja, e cila u përfol se ka pasur binjakë me Vladimir Putin, është zhdukur që një kohë nga syri i publikut.

Alina Kabaeva, një fituese e medaljes së artë olimpike 37-vjeçare, nuk është parë që nga viti 2018.

Në atë kohë, ajo u tha të ishte dy muaj shtatzënë me Presidentin dhe besohet se kishte lindur djem binjakë në prill të vitit të kaluar në një klinikë në Moskë./Lajmi.net/