Hoti takon Dinoshën, raportet e Kosovës me Malin e Zi shumë të rëndësishme
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha.
Lajme
Kryeministri Hoti theksoi se dy vendet kanë raporte të mira fqinjësore, shkruan lajmi.net.
Ai theksoi se bashkëpunimi rajonal është ndër prioritetet e Kosovës dhe bashkëpunimi me Malin e Zi është tepër i rëndësishëm.
Ky është njoftimi i kryeministrisë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha.
Kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Dinosha për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, duke e veçuar luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe procesin e rimëkëmbjes ekonomike.
Me këtë rast, kryeministri Hoti theksoi se raportet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal është ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës, ndërsa bashkëpunimin me Malin e Zi e vlerësoi si tepër të rëndësishëm dhe të mirë.
Gjatë takimit, kryeministrit Hoti dhe ambasadori Dinosha theksuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat. /Lajmi.net/