“Fjalët e nanës”, këngë që Capital T ia kushton më të shtrenjtës së tij

Capital T po sjell këngë me temë më ndryshme prej të tjerave.

ShowBiz

07/10/2020 14:16

Reperi Capital T këto ditë po e shijon suksesin e publikimit të albumit të ri në tërësi, shkruan lajmi.net.

Por, ai gjithashtu ka punuar edhe për xhirimet e videoklipit të ri, të cilin kësaj radhe ia kushton nënës.

Kënga titullohet “Fjalët e nanës”, ndërsa videoklipi i saj do të publikohet shumë shpejt dhe për fansat ai solli pamje nga prapaskenat.

“FJALT E NANËS” ✍?✍?✍? njo prej kangve t’zemrës qe ja kom kushtu të shtrenjtës nanë • Video se shpejti…”, shkruan reperi.

https://www.instagram.com/p/CGCkHWzBCGf/

Më 1 tetor, Capital T publikoi me videoklip bashkëpunimin “Bisha” me Vig Poppën, duet i cili ka marrë afro 1 milion klikime në YouTube. /Lajmi.net/

YouTube player