Hoti nuk raporton para Komisionit Parlamentar për të pagjeturit

Kryeministri Avdullah Hoti nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut për të raportuar lidhur me çështjen e personave të pagjetur në kuadër të dialogut me Serbinë.

Lajme

07/10/2020 10:24

Ndërsa, ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla po ashtu ka deleguar një përfaqësues nga dikasteri i saj.

Nga të ftuarit ka shkuar ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, që ka thënë se si Qeveri kanë vendosur që ai të jetë prezent për të folur për çështjen e personave të zhdukur.

Meqë vetë nuk është prezente, Haradinaj-Stublla delegoi një përfaqësues nga Ministria e saj.

Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka filluar mbledhjen nga ora 10:00.