Lista e Interit për Ligën e Kampionëve
Inter ka publikuar listën e lojtarëve të përfshirë nga Antonio Conte në Ligën e Kampionëve, me Radja Nainggolan pjesë të saj, derisa janë lënë jashtë Matia Vecino dhe Daniele Padelli.
Sport
‘Zikaltërit’ janë në të njëjtin grup me Real Madridin, Shakhtar Donetsk dhe Borussia Monchengladbach.
Pjesë e kësaj liste është edhe Nainggolan, edhe pse ishte shumë pranë transferimit te Cagliari.
Në anën tjetër, mesfushori Vecino është lënë jashtë, së bashku me Padellin.
Lista e Interit për Ligën e Kampionëve:
Handanovic, Hakimi, Gagliardini, De Vrij, Alexis Sanchez, Lukaku, Lautaro Martinez, Kolarov, Sensi, Ranocchia, Perisic, Young, Vidal, Barella, Eriksen, D’Ambrosio, Darmian, Skriniar, Nainggolan, Brozovic, Bastoni, Radu.
Stankovic, Moretti, Pinamonti
/Lajmi.net/