Buffon do të luajë me Federico Chiesa 24 vjet pasi ndau dhomën e zhveshjes me babain e tij

Gianluigi Buffon është, në moshën 42 vjeçare, një nga portierët më të mirë në histori dhe ai po luan sezonin e 26-të në futbollin profesionist këtë sezon.

Sport

06/10/2020 10:09

E tillë është karriera e tij e gjatë saqë këtë vit ai do të jetë shokë skuadre me Federico Chiesa… me babanë e të cilit ai luajti tashmë 24 vjet më parë!

Enrico Chiesa dhe Buffon ishin shokë skuadre te Parma midis viteve 1996 dhe 1999. Sulmuesi është pensionuar para dhjetë viteve, por portieri italian ka një synim: “Unë jam duke pritur për nipin e tij”, deklaronte Buffon për ndeshjen kundër Fiorentinës, në të cilën luajti kundër Federicos sezonin që lamë pas.

Federico Chiesa, 22 vjeç, djali i sulmuesit të lartpërmendur, është bashkuar me Juventusin si huazim nga Fiorentina për dy sezone, me detyrim për ta blerë në sezonin e tretë. /Lajmi.net/