ZYRTARE: Chiesa është lojtar i Juventusit

Juventusi ka zyrtarizuar afrimin më të ri, duke kompletuar huazimin e Federico Chiesa.

Sport

05/10/2020 17:50

Anësori i Fiorentinës është huazuar për një sezon në ‘Allianz Stadium’.

50 milionë euro mund të përfitojnë ‘Violët’ nga ky huazim. Juve ka mundësinë e vazhdimit e huazimit edhe për një sezon tjetër, ndërsa pas dy viteve mund ta blejnë për 40 milionë euro, që kapin totalin e 50 mln eurove.

Chiesa është zëvendësuesi i Douglas Costa, i cili arriti marrëveshje huazimi me Bayernin. /Lajmi.net/