Fermerët e qumështit në hall me vajin e palmës

Shumë fermerë në Kosovë po e derdhin qumështin në lumë dhe kanalizim, pasi nuk po kanë se ku ta shesin atë.

Lajme

04/10/2020 16:02

Sipas Shoqatës së Qumështarëve, arsye për këtë është se fabrikat e produkteve të qumështit po e përdorin vajin e palmës dhe po marrin pak qumësht nga fermerët.

Nga të dhënat e Doganës së Kosovës në vitin 2019 janë importuar 3.4 milionë litra vaj të palmës, kurse ky import në vitin 2015 ishte vetëm 705 mijë litra.

Rreth 800 litra qumësht në ditë, Brahim Mulliqi nga Raushiq i Pejës, i derdh në kanalizim. Ka një muaj që ai është duke e bërë një gjë të tillë.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë, se fabrikat e përpunimit të qumështit në Kosovë po e përdorin më shumë vajin e palmës dhe po marrin sasi të vogël të qumështit nga fermerët.