Shtyhet premiera e “Fast and Furious 9”, kjo është data e publikimit
Pas “No Time to Die”, u shty edhe premiera e “Fast and Furious 9”.
ShowBiz
Filmi “Fast & Furious” ka zbuluar së fundmi datën e publikimit të premierës së nëntë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
Thuhet se do të dalë në kinema gjatë fundjavës së Ditës Përkujtimore, më 28 maj 2021.
Në filmin e ri do të jenë aktorët Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Ludacris, Tyrese Gibson dhe John Cena. Filmi do të publikohej në muajin prill , por për shkak të pandemisë u vendos të shtyhej.
Lajmi u bë i ditur disa orë pasi u zbulua se “No Time to Die” u shty dhe se do prezantohet në kinema më 2 prill 2021 – e cila ishte një datë origjinale për “F9”./Lajmi.net/