PSG i ofron Interit një futbollist për Brozovic
Nënkampionët e Evropës, skuadra e Paris Saint Germain, dëshirojnë të shohin në radhët e tyre Marcelo Brozovic.
Sport
Antonio Conte ka rritur konkurrencën në mesfushë këtë afat kalimtar, duke sjellë Arthur Vidal nga Barcelona dhe riktheu Radja Nainggolan, me këtë të fundit që është afër transferimit te Cagliari.
Në dy ndeshjet e para të Serie A, ishte e qartë se Conte ende llogarit në Brozovic, i cili ishte titullar kundër Fiorentinës, ndërsa hyri nga bankina ndaj Beneventos. Të dy ndeshjet përfunduan me fitore të Interit.
Sidoqoftë, është ende e pasigurt që Brozovic do të qëndrojë në Inter deri në fund të këtij afati kalimtar. Klube të shumta si PSG, Atletico Madrid, Monaco dhe Bayern Munich janë të lidhura me transferimin e tij.
PSG raportohet se është gati t’i ofrojë Interit Leander Parades për Brozovic, i cili nuk është i lumtur në klub.
Sidoqoftë, ka pak shanse që Inter të pranojë ndonjë shkëmbim, sepse ata po kërkojnë një shumë rreth 30-35 milionë euro për Brozovic, ofertë që ende nuk e kanë pranuar./Lajmi.net/